Klubi Futbollistik “Arbëria” ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendim që t’i lirojnë nga pagesat mujore të gjithë nxënësit e shkollës së tyre të futbollit.
Ky vendim ka ardhur me qëllim që tu mundësojnë të gjithë talentëve të Komunës së Lipjanit të shkollohen gratis dhe ta tregojnë potencialin e tyre.
KF Arberia gjendet ne Ligen e Dyte e që këtë edicion synon që të inkuadrohet në Ligën e Parë, tashmë e ka bërë zyrtare këtë vendim edhe në faqen e tyre.
“NJOFTIM
Ju njoftojm që Donatoret e KF Arbëria së bashku me Kryesin e KF Arbëria moren vendim që tani e tutje të gjithë lojtaret e grupmoshave që i takojn KF Arbëria të lirohen nga pagesat mujore po të njejten kohë dhe gjithë ata të cilët dëshirojn të ju bashkangjiten shkolles së futbollit Arbëria do të jenë të liruar nga të gjitha pagesat!
Donatoret dhe Kryesia moren një vendim të arsyeshëm duke treguar se talentet apo e ardhmja e futbollit Lipjanas duhet përkrahur fuqishëm dhe të tregojn talentin e tyre në fanelen e kuqe të KF Arbëria.
Të gjithë ata nxënës apo talent të futbollit kanë një mundësi të mirë që të tregojn talentin e tyre dhe të ndërtojn një karrierë me plotë suksese duke u përkrahur fuqishëm nga një klub me traditë si Arbëria e cila skuader dhe njëher e dëshmoi se mbetet klubi më i madh Lipjanas pas vendimit të marrë!
I ftojm të gjithë talentet që tani e tutje të tregojn kualitetin e tyre dhe të bashkangjiten në shtëpin e madhe -Arbëria!”