Klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani ishte pjesëmarrës në Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë që u mbajt në Tiranë. Nga atje, Drita u kthye me shtatë medalje, tri të arta, dy të argjenta dhe dy të bronzta, transmeton 2LONLINE.com.
Me po aq garues, pra shtatë karateist gjilanas morën pjesë në garat e karatesë, ku triumfuan në të gjitha kategoritë.
Nga kjo garë, Dritës i erdhën tre(3) kampionë mbarëkombëtarë, dy (2) nën kampion dhe dy (2) garues të tjerë u stolisën me medalje të bronztë (vendi i tretë).
Kryetari i klubit, Arsim Ibrahimi, kryesia e klubit, kryetrajneri Blerim Hajdari, prindërit dhe karateistët e K.K. “Drita” përgëzojnë garuesit për rezultatet e arritura.
“Në fund nuk do të shtojmë tjetër veçse të themi se TRADITA VAZHDON”, theksoi kryetari Ibrahimi për 2lonline.com.