Klubi i gazetarëve “Kerem Lawton” në Viti sot në nje takim të përbashkët me gazetarë ka dënuar fuqishëm presionin ndaj këtij mediumi, i cili në mënyrën më profesionale është duke e bërë punën e tij.
Ne gazetarët e kësaj komune kërkojmë urgjentisht nga zoti Haliti të ndërmarrë hapa të shpejtë në ndalimin e presionit që po i bëhet këtij mediumi.
“I bëjmë me dije z Halitit se një medium nuk ekziston apo punon vetëm për një subjekt politik apo individ, mediat, duhet të jenë të pavarura dhe të lejohen të kryejn punën e tyre, një sojë siç e kanë kryer deri më tani.
z.Haliti presoni i vazhdueshëm ndaj këtij mediumi dhe të tjerë, na ka bërë të dyshojmë se vallë vërtetë mos po fshihet diçka nga ju e qe ndoshta ne nuk e dijmë. Argatët tuaj i nderuari kryetar gati çdo ditë i ndalin në rrugë gazetarët dhe ushtrojnë presion e frikë mbi ta, për çfarëdo shkrimi që bëhet nga ta, jeni në dijeni?
Ne gazetarët e komunës suaj nuk kemi fuqi tjetër të veprimit, pos të njoftojmë të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë e vendorë, që të marrin masa për lirinë e medias në Viti.
Ditë më parë ne shënuam 3 Majin, ditën e mediave, ku së bashku me ju kemi rënë dakord për një liri më të madhe të shtypit, mirëpo kjo si duket paska qenë premtim bosh. Edhe një herë ne gazetarët e komunës së Vitisë, kërkojmë urgjentisht që ju të ndërpreni presionin ndaj medieve lokale, sepse kjo nuk çonë drejtë zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit të medieve në Kosovë.
Mbetemi fuqishëm në përkrahje të Plus TV në Viti”, thuhet në ragimin e tyre.
Shyqeri Halabaku, Kryetar i klubit të gazetarëve “Kerem Lawton” në Viti