Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Selimi, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit e profesorit Tefik Selimi.
Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Selimi. Gazetari Tefik Selimi do të mbetet i pranishëm në të gjitha zhvillimet tona në fushën e gazetarisë ku edhe dha një kontribut të madh. Tefiku ishte punëtor, i palodhur, angazhohej dhe i gëzohej çdo aktiviteti e suksesi të secilit. Puna e tij ka ndikuar që të pasqyrohen nëpër mediumet tona shumë aktivitet letrare, kulturore, portrete të ndryshme, shkrime e reportazhe gazetareske thuhet në telegramin e Klubit.