“Viti 2020 do t`i dedikohet enkas mungesës së ujit të pijshëm, ujërave të zeza dhe realisht debatet që do t`i organizojmë do të kenë tematikë ekskluzive këtë problem jetik për Gjilanin. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” për 20 vite të ekzistimit dhe punës së tij ka arritur t`i organizojë mbi 225 debate e tryeza me karakter vendor e ndërkombëtar. Për këto 20 vite ishim në shërbim të publikut dhe të gazetarisë së mirë dhe objektive” thotë Musa Sabedini kryetar i këtij klubi.
Problemet jetike të qytetarëve të Gjilanit kanë ndikuar që Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” në shenjë të solidarizimit as të shënojë përvjetorin e tij të 20-të. Mungesa e ujit të pijshëm si një element bazik për jetën e qytetarit, kundërmimi i qytetit nga ujërat e zeza, edhe pas 20 vitesh janë të mjaftueshme që shoqëria civile të mobilizohet dhe ta nxisë qeverisjen lokale që të merret më seriozisht me zgjidhjen e tyre” thotë Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.
“Për të shënuar përvjetor e ngjarje të rëndësishme, do të duhej të ekzistonte një minimum stabiliteti qytetar, e situata në Gjilan duket të jetë emergjente dhe me pasoja të rënda nëse nuk organizohemi dhe veprojmë” shprehet Sabedini.
Ai ka thënë se viti 2020 do t`i dedikohet enkas debateve që për trajtim kanë mungesën e ujit të pijshëm, problemin e ujërave të zeza dhe realisht debatet që do t`i organizojmë do të kenë tematikë ekskluzive këtë problem jetik për Gjilanin. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” për 20 vite të ekzistimit dhe punës së tij ka arritur t`i organizoj mbi 225 debate e tryeza me karakter vendor e ndërkombëtar. Për këto 20 vite ishim në shërbim të publikut dhe të gazetarisë së mirë dhe objektive thotë Musa Sabedini kryetar i këtij klubi.
Sabedini ka shtuar se edhe në vitin 2019 kanë mbajtur katër debate që në fikus kanë pasur planet zhvillimore komunale dhe alternativat rreth zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm.
“Është nder dhe kënaqësi që ta rrumbullakësosh një punë kolosale që ka ndikuar në jetën e përgjithshme të shoqërisë dhe në edukimin e mirë të informimit të gjithanshëm”është shprehur tutje Musa Sabedini teksa flet për 20 vjetorin e themelimit të këtij klubi.
Sabedini thotë se nuk ka qen e lehtë së pari të themelohet një klub, ku punën e tyre e zhvillojnë ose e kanë zhvilluar disa media të ndryshme.”Kishim vullnet, energji dhe solidaritet për t`i quar gjërat përpara, ishin kushte tjera në vitet e pas luftës dhe duhej shumë sakrificë për të informuar në kushtet e atëhershme. E filluam nga zeroja dhe tani kemi arritur numrin e mbi 225 debateve që janë mbajtur gjatë këtyre viteve”.
“Gazetarët e Gjilanit për këto 20 vite me përkushtim ishin në nivel të detyrës dhe asnjëherë nuk janë gjunjëzuar para së keqes e dukurive negative. Thjesht, ishim vrojtues dhe njëkohësisht atakues të gjithçkaje që ishte interes i qytetarëve. Reaguam, kundërshtuam dhe mbrojtëm në çdo kohë gazetarët dhe punën e tyre të vështirë” ka thënë Sabedini.
Ndryshe, “Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, është themeluar më 16 janar 2001, me iniciativën e gazetarëve rajonalë. Ky klub, që nga themelimi, ka organizuar dhe mbajtur mbi 225 debate e tryeza, me interes për shoqërinë civile dhe qytetarët e Gjilanit e të Kosovës.
“Synim i këtij klubi ka qenë dhe mbetet avancimi i gazetarisë rajonale, përparimi dhe avancimi i shkrimeve, informimi i shpejt, objektiv dhe i paanshëm si dhe involvimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse” thotë Musa Sabedini.
Musa Sabedini ka përkujtuar se ky Klub për këto 20 vite ishte në shërbim të informimit të drejtë, të saktë, të paanshëm dhe objektiv dhe me sukses ka arritur të realizojë misionin, duke informuar drejt, korrekt dhe në mënyrë shumë profesionale.
Duke folur për aktivitetet dhe punën e këtij klubi Sabedini tha se tashmë janë bërë 20 vite që ecëm e rrugëtuam bashkë. “Folëm, diskutuam, trajtuam, polemizuam temat nga më të ndryshmet. E filluam punën tonë me shumë përkushtim duke u angazhuar maksimalisht të punonim dhe të ecnim në hap me kohën. Edhe gjatë vitit 2019 rrugëtuam bashkë, diskutuam bashkë, sensibilizuam bashkë, folëm e dhamë ide së bashku. Trajtuam problemet më jetike të qytetit të Gjilanit, Anamoravës dhe, kur ishte nevoja e momenti, edhe të Kosovës” ka thënë Sabedini.
“Me debatet tona treguam vlerat e demokracisë dhe avancuam vlerat e kulturës debatuese. Dhe i vetmi qëllim që na bashkoi ishte interesi i vetëm i përbashkët – mirëqenia e qytetarit dhe avancimi i të drejtave të tij. Ishim ndërtues të institucioneve tona, dhamë një kontribut të pamohueshëm, që këto institucione të jenë në shërbim të qytetarëve”.
Sipas tij sovran i vetëm ishin qytetarët dhe ata që e deshën dialogun e hapur, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.
”Reaguam, kundërshtuam dhe mbrojtëm në çdo kohë gazetarët dhe punën e tyre të vështirë”.
Sabedini shton se tryezat dhe debatet e Klubit ishin arenë konfrontimesh, idesh e sugjerimesh. “Dhe, ju sigurojë që, edhe në vitet e tjera, ky Klub do të jetë në shërbim të profesionit të tij, gazetarisë hulumtuese, dhe në shërbim të avancimit të vlerave morale e njerëzore të të gjithë atyre që duan një ambient, ku mbizotëron ligji, ku krimi goditet pamëshirshëm, ku viktima mbrohet, dhe ku e keqja merr përgjigjen e merituar” ka thënë Sabedini.
.