(2L ONLINE) – Me moton “7 vite Galaktik”, udhëheqësia e klubit së bashku me trajnerët dhe futbollistët kanë festuar përvjetorin e Klubit Futbollistik Galaksia. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar të arritura shumë të mëdha si në vendin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Jetulla Arifi pedagog i kësaj Shkolle të Futbollit, njëherit edhe themeluesi i saj ka shpalosur para të pranishmëve të arriturat e Galaksisë për gjatë vitit që lëmë pas. Formimi i ekipit të parë që bë gara në Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës si dhe transferimi i disa prej futbollistëve në klubet e njohura ndërkombëtare kanë që rezultatet më të mëdha të punës që është duke u bërë në këtë klub që nga themelimi i saj.
“Vit pas viti ne po rritemi. Dalë ngadalë ne po shkojmë hapave drejt një klubi sa më profesionist duke u bërë si shtëpi e dytë për shumë futbollistë. Falë ndihmës së prindërve të cilët kanë shërbyer si donatorë ne kemi filluar të bëjmë gara në Ligën e Dytë të Futbollit në Kosovë me skuadrën e parë. Kemi nxjerrë shumë futbollist cilësorë të cilët janë vlerësuar pozitivishtedhe në klubet e mëdha evropiane me të cilat shumë shpejt pritet të kemi bashkëpunim edhe më të gjerë në mënyrë që të prodhojmë sa më shumë talentë për futbollin evropian, pasi aty është ëndrra e çdo futbollisti në vend”, potencoi Arifi.
Puna e Arifit dhe ndihmësit të tij Armend Maliqi po vlerësohet ditë e më shumë nga prindërit e futbollistëve të cilët ishin të pranishëm në kremtën e klubit.
Në fund kryesia e klubit me në krye Bujar Alidemën dhe Bashkim Mehmetin së bashku me dy trajnerët Jetulla Arifi dhe Armend Maliqi kanë shpërblyer me dekorata dhe medalje disa nga futbollistët të cilët patën rezultate mbresëlënëse si në vend ashtu edhe jashtë tij.
/Drilon SYLEJMANI/2L ONLINE/