Trajneri i Klubit të Atletikës “Rogana”, Zijadin Kryeziu, ka konfirmuar rezultatet nga mitingu ndërkombëtar që po mbahet në Ohër.
Në distancën prej 400m, Musa Hajdari zuri vendin e parë në kohë rekord prej 49.07 sekonda, Astrit Kryeziu zuri vendin e dytë me 49.45 sekonda në të njëjtën distancë dhe Leon Thaqi zuri vendin e pestë në kohë prej 52.27 sekonda.
Ndërkaq, Ezan Kryeziu në distancë prej 1500 metrash, u rradhit i gjashti në kohë prej 4:58.33 minuta.
“Vlenë të theksohet se 16 vjeçari, Leon Thaqi bëri një paraqitje të shkëlqyshme ku vuri rekord të ri personal, ai në në grupin e tij ishte i pari kurse në plasman të përgjithshëm u radhit i pesti, kujtojmë se një javë më parë vendosi rekord personal në dic. 800m dhe është në rrugë të mirë drejt sukseseve të reja. Poashtu Ezan Kryeziu (13 vjeçar), vendosi rekord personal në dic. 1500m”, tha trajneri i klubit Zijadin Kryeziu.
Sipas Kryeziut, kushtet klimatike nuk ishin të favorshme, përndryshe rezultatet do ishin edhe më të mira.