Policia e Kosovës, njësitet e policisë në komunitet, sot kanë realizuar takimin e fundit për këtë vit me Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP) ne Lagjen “Avdullah Presheva”, në Gjilan.
Takimin është realizuar në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, ku po ashtu prezent në takim ka qenë edhe drejtori i kësaj shkolle.
Në këtë takim të fundvitit kemi diskutuar rreth aktiviteteve të këtij këshilli, propozimin për vendosjen e kamerave në disa pjesë të lagjes, të pambuluara si dhe planin për vitin 2019.
KLSP vitin 2018 e ka vlerësuar të kënaqshëm në aspektin e sigurisë.