DYLON

U prezantuan variantet e projektit ideor për nyjën N2/N25-3 në Ferizaj

U prezantuan variantet e projektit ideor për nyjën N2/N25-3 në Ferizaj
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të martën mori pjesë në prezantimin e tri varianteve të projektit ideor për nyjën rrugore N2/N25-3, në Ferizaj që qon në drejtim të Gjilanit.

Nga kompania e përzgjedhur për projektim të kësaj nyje, u tha se në të tri variantet janë marrë për bazë tre faktorë, si ai i sigurisë, faktori socio-ekonomik dhe ai i kapacitetit të qarkullimit.

Zëvendësministri Kadriu, duke iu drejtuar palëve të interesit në këtë projekt deklaroi se në vazhdimësi ka pasur ngecje dhe vonesa sa i përket këtij projekti, por që ky moment dhe ideimi i tri varianteve janë mundësi e mirë që të gjithë bashkërisht t’i japin zgjidhje këtij projekti me rendësi, sidomos për Ferizajn. Kadriu kërkoi nga pjesëmarrësit në këtë prezantim, që të japin kontributin e tyre nëpërmjet komenteve, vërejtjeve dhe sugjerimeve profesionale, sipas ekspertizës dhe kompetencës që kanë.

EkoHigjiena

Pas prezantimit të këtyre varianteve të gjitha palët e pranishme dhanë vlerësimet, komentet dhe sugjerimet e tyre për variantet e propozuara, ku u kërkua që ato variante të plotësohen edhe me detaje tjera teknike në mënyrë që kur të përzgjidhet variant më i mirë, të mos ketë pengesa në realizimin e tij në teren.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.