Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues i Stacionit Policor Kllokot gjatë patrullimit në fshatin Mogillë, komuna e Kllokotit, ka ndalur për një kontrolle rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të dyshuarin kosovar shqiptar të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006).
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy (2) armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori. /2LONLINE/