Klinika e Kirurgjisë Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbajti punëtori për Ednoskopinë e Traktit Gastrointestinal, ka bërë me dije, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në këtë ngjarje ligjërues ishte gastroenterologu shqiptar, dr. Naser Kastrati, i cili aktualisht është i angazhuar në Heilbronn – Klinikum am Gesundbrunnen (SLK), në Gjermani.
Nën monitorimin e tij, u realizuan me sukses të plotë 6 endoskopi diagnostike dhe intervente.
Te pacientët u vendos një PEG ( gastrostomi perkutane) dhe u realizua një Dilatim i Ezofagut (zgjerimi i ezofagut ), pas intervenimit kirurgjik të Atrezionit të Ezofagut (anomali e lindur, mjaft e rëndë)
Dr. Kastrati, gjithashtu, mbajti një ligjëratë në ambientet e Telemjekësisë, në lidhje me përdorimin e gastroskopisë dhe kolonoskopisë, si dhe diagnostikimin e trajtimin e sëmundjeve gastrointestinale. /2LONLINE/