Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja mjekësore për pacientët.
Mjekët kirurgë aty kanë filluar të aplikojnë procedurën e Sleeve Gastrectomia ( Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut).
Kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore, bënë të ditur, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/