Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka vlerësuar se Kosova aktualisht ka një gjendje jo të mirë dhe një perspektivë të zymtë.
Ai ka thënë se në vazhdimësi kemi pasur qeveri që nuk janë përkujdesur për interesin e qytetarit dhe të vendit. Po ashtu, rolin e opozitës e ka vlerësuar të zbehtë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Klinaku ka deklaruar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë keq sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit por, sipas tij, rekomandimi për vizat do të jetë pozitiv për shkaqe politike.
Ai është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se njëherë duhet të përfundojë reforma zgjedhore, e cila në vazhdimësi po prodhon kriza.
BURIMI: Epoka e re