• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Dobërçan: Bëhen bashkë pa dallim, reagojnë për mungesë investimesh

Redaksia 2LONLINE 24 Qershor, 2018 2 min
 Dobërçan: Bëhen bashkë pa dallim, reagojnë për mungesë investimesh

Përfaqësuesit e subjekteve politike në Dobërçan, (LDK,PDK,AAK, Vetëvendosje) duke parë mungesën e investimeve në fshat, ndihen të zhgënjyer, të anashkaluar dhe të diskriminuar nga pushteti lokal dhe ai qendror, thuhet në një reagim.

Ju sjellim më poshtë reagimin e plotë:

Përfaqësuesit e subjekteve politike në Dobërçan, duke parë mungesën e investimeve në fshat, ndihen të zhgënjyer, të anashkaluar dhe të diskriminuar nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Duke pas parasysh kontributin e qytetarëve të Dobërçanit si tatimpaguesit më të rregullt të komunës së Gjilanit, të organizuar shumë mirë si komunitet për punë vullnetare, si në kohën e okupimit (kampion në komunën e Gjilanit në fondin e Republikës) edhe në kohën pas çlirimit, duke qenë model në nivel vendi, kërkojmë vëmendje dhe përkushtim në investime për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e përditshme të qytetarëve dhe komunitetit.

Nevojë urgjente për Dobërçanin është rregullimi i kanalizimi nëpër lum, i cili është shembull i mirëmbajtjes vullnetare të hapësirave të gjelbëruara përreth. Hapësirat rreth lumit janë shumë të frekuentuara nga qytetarët e sidomos nga fëmijët dhe derdhja e ujërave të zeza në lum paraqet rrezik të përhershëm për shëndetin e banorëve dhe vizitorëve të shumtë, të cilët vijnë nga të gjitha viset e Kosovës dhe më gjerë për tu kënaqur me bukuritë dhe atraktivitetin që kemi krijuar vetë.

Fillimisht, kemi zgjedhur reagimin nëpërmjet medieve ndaj padrejtësive që po na bëhen për t’i ndërgjegjësuar përgjegjësit e institucioneve komunale. Nëse brenda një kohë të shkurtër, përgjegjësit e institucioneve komunale nuk ndërmarrin hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi mjaft të madh dhe kërkesave të tjera të arsyeshme të banorëve të Dobërçanit, ne do të zgjedhim edhe forma të tjera të reagimit qytetar.

Ky reagim është përpiluar dhe nënshkruar nga të gjithë kryetarët e partive politike në Dobërçan:

Ibish Ibishi (AAK)
Naser Arifi (LDK)
Ekrem Kryeziu (PDK)
Sadat Salihu (Vetëvendosje)
Dobërçan,
Më: 24.06.2018

Etiketa:aktuale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Ajnoc

18 Gusht, 2022

Ministri Mehaj ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneral major Ben Corell

18 Gusht, 2022

Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Kamenicës dhe D+

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com