Mbi bazën e vendimit të presidenti të vendit mbi shpalljen e zgjedhjeve lokale, nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është hartuar plani i aktiviteteve zgjedhore dhe në këtë kontekst janë bërë edhe emërimet e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ, nga të nominuarit e subjekteve politike dhe është bërë kompletimi edhe me stafin e rëndësishëm të procesit zgjedhor e që janë trajnerët, për të cilët tani më janë siguruar hapësirat e nevojshme për trajnim.
Ferid Shabani, kryesues i KKZ-së për Komunën e Gjilanit ka bërë me dije se mbi bazën e planit operacional, KKZ-ja e Gjilanit për momentin është duke e zbatuar periudhën e shërbimit të votuesve , që ka filluar që nga 26 korriku dhe do të zgjasë deri më 12 shtator.
“Deri në këtë moment këtë mundësi e kanë shfrytëzuar vetëm 57 qytetarë. Shfrytëzojë rastin t’u bëjë apel të gjithë votuesve të Komunës së Gjilanit, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmes faqes së KQZ-së , por edhe drejtpërdrejtë në zyrat tona të KKZ-së që ndodhen në ndërtesë ne soliterit në Gjilan, të vijnë për të marrë këtë shërbim, nëse për të kanë nevojë”, ka thënë Shabani, për Portalin 2LONLINE.
Përndryshe, kryesuesi i KKZ-së, Ferid Shabani ka thënë për momentin po zbatojnë edhe periudhën e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta , që ka filluar më 23 gusht dhe do të vazhdojë derimë 7 tetor.
Përndryshe nga ajo që dihet tani, në nivel të Kosovës, kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 22 tetorit, 33 parti politike,30 iniciativa qytetare, 1 koalicion, 25 kandidat të pavarur dhe se me 6 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
Përndryshe, Gjilani paraprakisht ka pas 99033 votues , 34 Qednra Votimi me 129 Vendvotime.