Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB ) sot ka mbajtur takimin e rradhës, ku është diskutuar për sigurinënë shkollat fillore dhe të mesme – Sigurinë e nxënësve në trafik, sigurinë në komunikacion, shenjëzimin dhe vendosjen e treguesve të komunikacionit, rregullimin e trotuarëve nëpër vendbanime, rreth punëtoris[ për KKSB-në “ Me demokraci pjesëmarrëse për një Kosovë pa radikalizëm”, me organizatën SPRC….
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se rregullimi i shenjëzimeve, treguesve të komunikacionit e rregullimi i trotuarëve në vendbanime, do t’ua ngrisë nxënësve ndjenjën e sigurisë.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Stacionit Policor në Kamenicë Ramadan Bunjaku, tha se do të shtojnë numrin i patrollimeve në shkolla dhe sigurinë në komunikacion.
“Do të ketë patrollime edhe më të shpeshta në hapësira shkollore pavarësisht që patrollat policore janë të përditshme”, tha ai.