Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e sotme ka identifikuar një varg shqetësimesh nga anëtarët e këtij këshilli, të cilat edhe u morën si rekomandime për të gjetur zgjidhje të tyre. Zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), KFOR-in amerikan, FSK-në, bashkësitë fetare, komunitetet etj.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, e vlerësoi të qetë dhe stabile situatën në këtë komunë duke shtuar se gjatë periudhës
Halili, duke vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunë, ka theksuar se ajo është në nivel të mirë dhe që muajin e e fundit nuk janë raportuar ekcese që prishin rendin dhe sigurinë publike. Ai përmendi se janë raportuar disa raste të vjedhjeve me të cilat është duke u marrë policia, ndërkohë që janë gjetur sasi të vogla narkotikësh.
“Jemi në përgatitje të agjendës për sezonin veror kur edhe kemi fluks të bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në vendlindje dhe mund të kemi kolona nëpër rrugë, ka thënë kapiteni Halili.
Ndër shqetësimet që u paraqitën nga anëtarët e këshillit, u fol për përdorimin e narkotikëve dhe marrjen e masave urgjente që të parandalohet një gjë e tillë tek të rinjtë, në mënyrë që mos të marr përmasa më të gjëra. U tha që duhet një koordinim më i madh i instancave të sigurisë, me udhëheqjet e shkollave, këshillat ë prindërve që këtë dukuri ta parandalojnë sa më parë duke identifikuar akterët e përfshirë që po bëjnë shpërndarjen e tyre tek nxënësit. Në këtë mbledhje u vlerësua mbarëvajtja e mbrëmjes së maturës dhe ecuria për testin e maturës.
Ndërkohë si shqetësim u paraqitën edhe siguria në rrugë, përdorimi në mënyrë jo të drejtë i rrjeteve sociale nga të rinjtë, qentë endacak, vandalizmi i shpeshtë i thyerjeve në stadiumin ndihmës në Pozheran, rreziku në udhëkryqin e rrugës Remnik-Skifteraj-Budrik- Nasalë etj. /2LONLINE/