Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Viti, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit.
Në këtë mbledhje fillimisht është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Plani i punës së KKSB-së për vitin 2023, dhe gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është cilësuar e qetë dhe stabile.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se një pjesë e madhe e temave që janë ngritur në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi janë trajtuar. Ai, poashtu i ka njoftuar të pranishmit rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, e në veçanti rreth grantit të performances, ku komuna e Vitisë është njëra nder pesë komunat përfituese të këtij granti. Kryetari Haliti i ka falënderuar anëtarët e KKSB-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në trajtimin e temave të ndryshme që kanë të bëjnë më sigurinë e përgjithshme.
Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka theksuar se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e qetë dhe me një stabilitet të përgjithshëm pa incidente serioze. Ai tha se, në bazë të analizave të raporteve shihet që në vitin 2022, kemi pasur përmirësim të situatës kur bëhet fjalë për vrasjet dhe aksidentet me fatalitet, por shqetësuese mbeten rastet e vjedhjeve, përdorimit të narkotikëve dhe dhuna në familje. Ndërsa, gjithsej në komunën e Vitisë kanë qenë 516 raste, si dhe janë shqiptuar rreth 7000 gjoba.
Poashtu, në këtë takim edhe anëtarët e këtij këshilli kanë ngritur çështje të ndryshme dhe sugjerime, që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme. /2LONLINE/