DYLON

Kryeministri Kurti mirëpriti anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri Kurti mirëpriti anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti një delegacion të Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku e i përbërë nga deputetë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Delegacioni ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën integrimit evropian dhe politikës së jashtme dhe për nevojën e përhershme për bashkërendim dhe koordinim.

EkoHigjiena

Delegacioni dha mbështetjen e tyre të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në Këshillin e Evropës, të dorëzuar në maj të vitit 2022.

U bisedua gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ngushta të dy vendeve dhe komunikimin e afërt ndërinstitucional, si dhe për zbatueshmërinë e marrëveshjeve bilaterale, me theks ato në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Znj. Tabaku në emër të delegacionit e uroi kryeministrin Kurti për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Kurti i falënderoi deputetët për vizitën, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë për të bërë edhe më shumë në shërbim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Delegacioni në fjalë, i përbërë nga Jorida Tabaku, Flutura Açka, Kreshnik Çolaku, deputetë të Partisë Demokratike, Etilda Gjonaj, Gerta Duraku, Lavdrim Krrashi, deputetë të Partisë Socialiste dhe Erisa Xhixho, deputete nga Partia e Lirisë, po qëndron në Kosovë ku po zhvillon takime me përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.