/2L ONLINE/ – Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi ( KKSB ) në Viti, sot, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit, me ç ‘rast krahas situatës së sigurisë në komunë, ka diskuar edhe për rregullat e reja të trafikut rrugorë si për çështjet tjera që janë kompetencë e këtij këshilli konsultativ.
Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës, në hapje të kësaj mbledhje, ka theksuar se brenda dy mbledhjeve të KKSB-së, institucionet komunale kanë përmbushur të gjitha rekomandimet që kanë dal nga mbledhje e fundit.
“Si institucione komunale kemi trajtuar seriozisht rekomandimet e fundit të KKSB-së dhe në këtë drejtim kemi zgjidhur shumë brenga që janë ngritur nga ju në mbledhjen e fundit”, ka thënë zv.kryetari Aliu,
Ai ka theksuar se në komuna ka përforcuar stafin civil për të ofruar shërbime sa më shpejta për mërgimtarë, pastaj falë një donacioni të një shoqate rreth ofrimit të një automjetit të zjarre fikjes, si dhe vetëdijes qytetare numri i zjarreve gjatë muajve të vapës ka rënë dukshëm në krahasim me vitin e kaluar, siq kanë rënë edhe dukuria e shpërthimit të mjeteve piroteknike në ahengje familjare.
“ Falë kësaj pune të përbashkët që po bëjmë kemi një situatë stabile të sigurisë në komunë”, është shprehur zv.kryetari Aliu.
E, komandanti I stacionit policor në Viti, kapiteni Agim Lipovica, pasi ka vlerësuar se situate e sigurisë në komunën e Vitisë , është stabile dhe e qetë, ka ofruar edhe statistikat për 9 muajt e këtij viti rreth rasteve me të cilat është marrë policia, ku sipas tij vërehet ulje e shkallës së krimit në këtë komunë.
“Gjatë këtyre nëntë muajve në komunën e Vitisë, janë shënuar 460 raste me të cilat është angazhuar policia, që është dukshëm më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2015, ku kishim të evidentuar 583 raste”, është shprehur kapiteni Lipovica.
Ai ka theksuar se rënie të numrit të rasteve kishte në aksidente trafiku me të lënduar ku në vitin 2015 kishte 63 raste kurse këtë vit janë 15, pastaj në aksidente trafiku me dëme material ku vitin e kaluar kishte 73 raste kurse këtë vit 69, vjedhje të rënda ku vitin 2015 kishte 12 raste , e këtë vit ka 9 raste etj.
Kapiteni Lipovica ka përmendur edhe angazhimin e policisë në mbështetje të institucioneve tjera që merren me parandalimin e dukurisë së dëmtimit të pyjeve, ku sipas tij falë këtij angazhimi policia ka arritur të intervenoi në 17 raste.
“ Një bashkëpunim i mirë dhe i sinqertë me qytetarët si dhe institucionet tjera ka ndikuar që edhe dukuritë tjera si ekstremizmi fetar të parandalohet”, është shprehur ai.
Në mbledhjen e KKSB-së komandanti I stacionit policor, kapiteni Agim Lipovica, ka njoftuar anëtarët e këtij këshilli edhe me rregullat e reja të trafikut rrugore , që sipas tij kanë hyrë në fuqi me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor.
Me këtë masë që është ndërmarrë nga institucionet qendrore janë pajtuar edhe anëtarët e tjerë të KKSB-së. KKSB gjithashtu ka miratuar edhe dorëheqjen me qëllime personale të anëtarit të këtij këshilli Agim Hasani, si dhe është pajtuar që institucionet përkatëse të angazhohen në zgjedhjen e anëtarit të ri në vend të tij. /2L ONLINE/