Në Viti, Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19.
Gjatë këtij takimi që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 26 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur me koronavirus.
Përndryshe në këtë takim është folur mbi masat parandaluese të përhapjes së këtij virusi. /2LONLINE.com/