Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar gjendja momentale në komunën e Vitisë, pas paraqitjes së rasteve të reja mbrëmë të të infektuarve me Covid 19.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka theksuar se me shtimin e numrit të të infektuarëve, janë rritë edhe vartat e infeksionit. Komuna e Vitisë aktualisht si vatra infesioni ka 6 lokalitete: Skifteraj, Pozherani, Zhitia, Vërbani, Sllatina e Epërme dhe Begunca.
Në këtë takim u bë e ditur se 7 janë të hospitalizuar, ndërkaq ekipet mjekësore janë duke bërë kontrollat mjekësore në terren, në këto zona.
Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka kërkuar nga drejtoria e Inspekcionit që të bëhen kontrolla në fushën e gastronomisë, respektivisht restauranteve për të parë se sa po zbatohen masat mbrojtëse.
Gjithashtu, u kërkua të rritet kujdesi, të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, si dhe të ndërmerren masat mbrotëse kundër virusit Covid 19, në mënyrë që mos të ketë përhapje të mëtejshme të infektimit në masë.
Po ashtu, edhe sot po vazhdon dezinfektimi i objekteve dhe klorifikimi i rrugëve dhe trotuareve, sidomos në zonat e prekura ku janë paraqitur raste të të infektuarëve.