Gjilan – (2LONLINE) – Në Strugë u mbajt turneu ndërkombëtar jubilar i X-ti “Sruga Open 2013”. Ky ishte aktivitet i cili u organizua nga Federata e Karatesë së Maqedonisë ndërsa organizimin teknik e bëri klubi i karatesë “Drini” nga Struga. Garat u zhvilluan në kata dhe kumite për grupmoshat duke filluar nga mosha 7 vjeçare, pionier, kadetë të rinj, kadetë, juniorë dhe seniorë.
Në këtë turne pjesëmarrëse ishin garues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe nga Mali i Zi. Në këtë turne ndërkombëtarë morri pjesë edhe klubi i karatesë “Drita” nga Gjilani.
Klubi i karatesë Drita morri pjesë me gjithsej 8 garues ku arriti që ti fitoj 7 medalje ku prej tyre 4 ishin të arta, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta.
Blerim Hajdari , kryetrajner i KK Drita, ka thënë për 2lonline se ky turne i karatesë me karakter ndërkombëtarë ishte mjaft kualitativ në të cilin vazhduan të shkëlqejnë karateistët e tanë duke u kthyer nga Struga me 7 medalje: 4 të arta, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta.
Ai vlerësoi lartë edhe referimin që ishte dukshëm më cilësor se sa herëve të tjera dhe ishte për çdo lëvdatë dhe njëherit dëshiron që edhe në garat në Kosovë të kemi një referim të tillë cilësorë.
Ndërsa kryetari i klubit të karatesë “Drita” Arsim Ibrahimi vlerësoi lartë punën e palodhshme dhe kontributin e kryetrajnerit Blerim Hajdari dhe të dy trajnerëve Agron Tosuni e Selami Haziri si dhe vlerësoj pozitivisht edhe rezultatet e arritura të karateistëve në këtë turne ndërkombëtarë të karatesë.
Ai, në emër të klubit falënderon Komunën e Gjilanit e cila siguroi transportin falas që klubet e karatesë nga Gjilani të marrin pjesë në këtë turne ndërkombëtarë të karatesë si dhe falënderon edhe organizatorin Alim Hajredinin dhe klubin e karatesë “Drini” të cilët siguruan fjetjen falas për të gjithë klubet e karatesë nga Gjilani të cilat morën pjesë në këtë turne.
Të artë ishin: Ariana Asllani, nxënëse, kumite g.m. 2003,- 35 kg Vlerë Qerimi, nxënëse, kumite g.m. 2002, – 40 kg Vesa Ibrahimi, nxënëse, kumite g.m. 2001, – 37 kg Lorik Arifi, kadet i ri, kumite g.m. 1999, – 57 kg E Argjendë ishte: Albiona Asllani, seniore , kumite, – 68 kg Të Bronztë ishin: Erit Bajrami, nxënës i ri, kata g.m. 2006 Ylli Dërmaku, nxënës, kumite, g.m. 2000, – 34 kg /2lonline/