/2L ONLINE/ – SokoL Haziri, anëtar i kryesisë së PDK-së, Dega në Gjilan, ish drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publike, tha se vazhdon të jetë kritik, tani edee nga prizmi opozitar, sikur që ka qenë i tillë edhe sa ishte brenda institucioneve, sepse është një person që i thotë hapur dhe troç gjërat.
Haziri tha se po vazhdon keqqeverisja me Gjilanin, po bëhet politikë e kafe-llafeve, punohet pa program të punës që mungon. Ai thotë se kjo qeverisje në Gjilan jo që nuk ka program në letër, po as në kokë, dhe se punon sipas tekeve dhe interesave të individëve të caktuar.
Bile, sipas Sokol Hazirit, që para se t’i bashkohet PDK-së kishte qenë kuadër i AAK-së, me Gjilanin nuk qeverisë koalicionit LDK –AAK, por qeverisin dy individëve. Tani, sipas tij, qytetarët gjilanas po e shohin se nuk ka ndryshime të premtuara dhe se po vazhdon zhgënjimi. Nuk vërehet asnjë zhvillim asnjë shpresë për gjilananasit.
Ai tha se edhe pas dy viteve qeverisje, kreu i komunës dhe të tjerët pushtetarë vazhdojnë të flasin me gjuhën e fushatës, në stilin “do ta bëjmë”, pra sillen thuajse janë në fushatë edhe pse ka kaluar gjysma e mandatit.
Duke folur, për investimet në infrastrukturë ai tha se nuk iu është dhënë përparësi disa projekteve jetike, dhe si shembull mori rrugën Gjilan-Malishevë-Uglar-Porgragjë, një projekt jetik, e cila ka qenë e përcaktuar me buxhetin e Republikës së Kosovës si projekt i specifikuar. por iu është dhënë prioritet rrugëve të tjera, për interesa të individëve të caktuar.
Haziri tha se ka diskriminim të jashtëzakonshëm edhe të fshatrave, pasi edhe ato mjete të dedikuara për rrugë në fshatra dedikohen tjera kah. Rrugët e atyre fshatrave mbeten të patrajtuara, si shembull ato në Malësinë e Karadakut (Zhegra).
Ai po ashtu ishte kritik edhe për faktin që ka ngecje në programe të rëndomta, si sinjalistika e rrugëve, vazhdimi i projektit të ndriçimit publik. Po ashtu po ndërtohet një rrugë katër korsi,, por nuk janë të qasshme të gjitha të dhënat që duhen të jenë publike për këtë projekt dhe praktikisht nuk ka ndonjë tabelë ku do të shkruhet projekti, investitori, shuma, dhe detaje tjera. Aty shohim veprime të ndërmarra në kohën e pa duhur dhe po vazhdon të punohet diçka që nuk dihet çfarë saktë bëhet. Po ashtu edhe tolerimi i transportit ilegal po e dëmton atë legal duke bërë që të kemi një anarki të llojit të vet në lëmin e trafikut. Po ashtu transporti urban është nevojë e shpejtë dhe edhe pse ka program të gatshëm për këtë nga qeverisja e kaluar, mbetet në sirtarë të kësaj qeverisje dhe nuk implementohet.
Sokol Haziri i PDK-së tha edhe se jo vetëm që ky pushtet duhet të shkojë por edhe duhet të ketë zbatim të ligjit karshi tyre. Ai tha se nuk duhet dikush në emër të qytetarëve të pasurohet sepse edhe punëkryesit po detyrohen të bashkëpunojnë me bizneset e pushtetarëve.
Haziri ishte kritik edhe sa i përket qëndrimit jashtë vendit të drejtuesve të komunës dhe zyrtarëve të tjerë, që sipas tij bëhen pa nevojë dhe pa ndonjë të mirë për qytetarët. Ai tha se vizitat e pushtetarëve jashtë vendit nuk po i sjellin dhe nuk po i shërbejnë asgjë qytetarëve dhe se nuk po ruhet as kuleta e popullit, por me këto vizita turistike vetëm se po bëhen harxhime.
Për fund, ai tha se as puna e borxheve të trashëguara nuk është problem i tillë siç po thuhet nga pushtetarët, por po shërben si alibi për me i mbulua dështimet. “Kjo nuk është fare pengesë për me punua e zhvillua komunën”, thotë Sokol Haziri i PDK-së. /2L ONLINE/