Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është mirëpritur edhe nga një pjesë e lagjes Arbëria, në takimin ku mori mbështetje maksimale edhe kandidatja për Asamble, Deniza Limani.
Takimin e ka hapur Naim Limani, i cili konfirmoi për angazhimin e madh në terren, shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren e madhe të Lutfi Hazirit dhe kandidates për Asamble, Deniza Limani.
E Haziri ka shprehur falënderime për këtë mobilizim të madh, duke thënë se ky është shembulli më i mirë i organizimit.
“Sonte në një takim të bukur, në një pjesë të lagjes Arbëria. Falëmnderit Naim Limani për angazhimin, organizimin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për fitoren historike më 17 tetor. Ju falëmnderit shumë për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndryshe, ky ishte njëri prej dhjetëra takimeve gjatë ditës që kryetari Haziri zhvilloi në Gjilan, prej të cilëve ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit.
#LDKGjilan #LDK160
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/