| MURAL FEST KOSOVA | ON(OFF)LINE | MURAL |
Edhe një herë jemi dëshmitar të punës së palodhshme dhe zhvillimit profesional të artistëve tanë të rinj.
Emona Deda , autore e njërit nga dy muralet e pikturuara në Gjilan, është një artiste e re e talentuar e cila nga grupi i ARTivistave tashmë ka arritur të punojë krahas artistëve profesionist të huaj.
Puna dhe diciplina e Emonës është pasqyrë e dedikimit të artistëve tanë të rinj të cilët na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.
Më poshtë gjeni konceptin e veprës artistike sipas fjalëve të autores.
“Ne e dimë që rrjetet sociale mund të na lidhin me miliarda njerëz nga skaje të ndryshme të botës, por në fakt harrojmë faktin që kjo botë sociale po na shkëput nga realiteti.
Në realitet ne jemi në gjendje të shohim gjuhën e trupit që flet më shumë se fjalët, faktor vital i marëdhënieve njerëzore e që na mungojnë në këtë botë virtuale.
Ky komunikim virtual ka lënë shenjë thuajse të pakthyeshme në formimin e këtyre marëdhënieve.
Është thuajse njerëzit janë kthyer në pajisje elektronike, dhe kur rastisim te kthehemi ne botën reale pësojmë nje lloj errori. Ballafaqimi me ndjenjat e mishëruara e njerëzore që formojnë esencën tonë ka kaluar në një koncept të panjohur nga këto “pajisje”.