Drejtues të Teatrit të Qytetit të Gjilanit bëjnë me dije se më 15 mars, ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja King Lori – Instagration, shfaqje mysafire nga Zvicra , nga Jeton Neziraj, regjia: Katharina Cromme.
Shfaqja është bashkë-produksion i Zürcher Institut für bewegende Künste; Qendra Multimedia dhe Kleintheater Luzern.
Luajnë: Susanne Abelein dhe Julia Schmidt.
Për shfaqjen:
Origjina dhe ‘kredibiliteti’ i rrugës. Këngë dhe debate. Pushteti dhe media. Ndjekësit në rrjete sociale dhe zgjedhjet. King Lori – Instagration është një dramë për dy personazhe imagjinare; Loredanën dhe Ylfeten.
Përmes muzikës dhe debatit, shfaqja ndriçon dinamikat kontraverse të yllit të muzikës, Loredana dhe politikanes së suksesshme, Ylfetës. Të dyja nga Lucerni, të dyjat me prapavijë emigrimi. Por, krijuesit e kësaj shfaqjeje, megjithatë këmbëngulin që këto dy personazhe janë imagjinare. Si në ndonjë përrallë, ose nga Netflx-i, ose nga Instagrami.
Shfaqja jepet në gjermanisht, me titra në shqip.
Biletat 2 euro. Për studentë, pensionistë dhe raste tjera sociale vetëm 1 euro, thuhet në njoftimin e teatrit të Qytetit të Gjilanit. /2LONLINE/