Nga një copë ëmbëlsirë e pije e nën tingujt e muzikës, gjilanasit kanë mundur t’i shijojnë këtë të shtune, para Teatrit të Qyteti të Gjilanit, ku KIMI – Cafè & Cake House, po e vazhdon kremten e saj për të shënuar kështu 60-vjetorin e traditës në këtë fushë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Drejtues të këtij biznesi i kanë thënë Portalit 2LONLINE.com se janë të lumtur në këto ditë feste që po i ndajnë bashkë me gjilanasit e tyre të dashur që iu kanë bashkangjitur festës që ka kjo familje me biznesin e tyre me emër.
Njëra nga pronarët e KIMI – Cafè & Cake House, Visar Azizi i ka thënë Portalit 2LONLINE.com, se edhe aktiviteti i sotshëm është në kuadër të aktiviteteve të parapara nga 1 qershori deri më 6 qershor, pra 6 ditë festë, 6 ditë ëmbëlsira e dhurata, për të shënuar 60-vjetorin e traditës që ka kjo familje në këtë biznes, e që siç shprehet Visari, “janë 60 vite ambëlsi fal klientëve! – Faleminderit Gjilan!”.
“Siç po shihet, sapo shpërndamë një ëmbëlsirë të madhe prej gjashtë metrash, të punuar me shumë dashuri e përkushtim në shenjë falënderimi për secilin qytetarë që e mbajtën një biznes aktiv me shumë ëmbëlsi tani e 60 vite, duke u nisur nga gjyshi im, biznes me emrin “Egipat’, e që ndër vite evoluoi në pikat të ndryshme nëpër qytet, për të vazhduar nga babai, e tani edhe me ne, brezi i tretë. Jemi munduar përherë të bëjmë më të mirën për qytetarët e komunës, i falënderojmë shumë që janë ushqyer tani e 60 vite, po në të njëjtin vend”, ka thënë Azizi për 2LONLINE.com.
Përndryshe, këtë biznes e ndjek kudo motoja “vendi më i mirë n’shehër” apo “vendi ma i ambël n’shehër”, e për këtë Visar Azizi shprehet se “është ndjenjë e mirë, por sado që është mirë është edhe e vështirë, sepse kur e ke një emër atëherë ke edhe përgjegjësi para atij emri, mundohemi që qëndrojmë prapa tij, me kualitet dhe përkushtim si dhe me shumë dashuri për krejt qytetarët. /2LONLINE.com/
–