Në kuadër të planifikimit vjetor për zhvillimin e trajnimeve, dhe parapërgatitjeve për validim, kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Komandës së Forcave Tokësore( KFT), ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Mburoja 3” .
Ushtrimi fushor “Mburoja 3” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve taktike, operacionale në mënyrë që të përgatis, trajnoj skuadrat në Nivelin T2, këmbësori e lehtë në detyrat kolektive të ushtarit dhe të validoj skuadrat me qëllim të ngritjes së nivelit të aftësive individuale, dhe kolektive të kompanisë. /2LONLINE/