Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është ndihmuar sërish nga ekipi i KFOR-it që gjendet në këtë komunë.
Sipas Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë në këtë qendër KFOR LMT-20 përsëri ka dhënë një donacion të çmuar për QKMF-në.
“Falenderoj KFOR-in për këtë donacion të çmuar. Kësaj radhe ata na kanë ndihmuar me nje sasi të konsierueshme të mjeteve për shërbimin e urgjencës, përfshirë barelë, mjete për imobilizim të këmbëve, set per kirurgji të vogël, gazëra, fasha elastike, set pediatrik emergjent, mjete për gjinekologj, paterica si dhe pajisje tjera që shërbejnë në punën e përditshme”, u shpreh Dr. Kadolli-Halili.
Ajo falënderoi KFOR-in në emër të personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti si dhe të qytetarëve për ndihmën e dhënë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka QKMF me LMT-KFOR-in ndër vite, pasiqë regjimenti i KFOR-it ka përkrahur edhe më herët QKMF-në me pajisje mjekësore dhe trajnime të ndryshme.