Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Nenkolonel Shaban Azizi, Zëvedës Drejtor i Policisë Rajonale në Gjilan, me datën 05.12.2022 ka pritur në takim Kolonel MABIS Komandant i Brigadës shumëkombëshe Lindje KFOR-i Amerikan.
Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të ngritjes dhe promovimit të sigurisë .
Komandanti i KFOR-it ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin e krijimit të ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit tonë.
Nga të pranishmit u tha se bashkëpunimi i fakëtorve të sigurisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret. /2LONLINE/