Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije se ka pranuar nga KFOR-i turk , veshmbathje për fëmijë të cilët janë shfrytëzues të asistencës sociale, transmeton 2LONLINE.com.
Drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani, së bashku me udhëheqësen e shërbimeve të asistencës sociale Amire Hoxha, pranuan donacion nga KFORI Turk, LMT Majori Oral Ateş veshmbathje për 23 fëmijë, të cilët janë shfrytëzues të asistencës sociale.
“Falënderojmë KFORIN Turk, për bashkëpunimin e mirë, e mbi të gjitha për ndihmesën e madhe që në vazhdimësi ju ofron kategorive në nevojë”, ka thënë drejtoresha Osmani. /2LONLINE/