Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në koordinim me KFOR-in nga Regjimenti në Bondsteel sot kanë realizuar një trajnim për stafin shëndetësorë të kësaj qendre të mjekësisë familjare.
Tema e trajnimit ishte “Interpretimi i drejtë i EKG”, dhe u organizua në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe është i akredituar nga ODA e Mjekëve të Kosovës.
Përndryshe, ky trajnim është mbajtur ne shkollën fillore të mesme të ulët“ Dëshmorët e Vitisë” në Viti, në bashkëpunim me përgjegjësit e kësaj shkolle.
Drejtoresha e Shëndetësisë Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli-Halili falënderuan KFOR-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm në sektorin e shëndetësisë si dhe Kapitenin Dr.Hassan Khan për mbajtjen e trajnimit të sotëm. /2LONLINE/