(2L ONLINE) – Në fshatin Hodonovcë të Kamenicës një qytetar ka njoftuar policinë se në rrugë ka hasur në një mjet të dyshuar që mund të jetë shpërthyes. Policia ka bërë të ditur se njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar I-7, në mënyrë të kontrolluar pa incidente. /2L ONLINE/