KFOR-i Gjerman dhe Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim të ngusht me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti si dhe me Qendrën për Punë Sociale kanë shpërnarë sot për 30 familje skamnore vitiase pako ushqimore secila në vlerë prej 55€.
Me rastin e shpërndarjes së këtyre pakove ushqimore kanë marrë pjesë zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti të cilët falënderuan KFOR-in Gjerman dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e ofruar familjeve në nëvojë.