DYLON

ASHNA dhe BULATSA nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Lutfi Zharku
Avatar photo Redaksia

Sot, ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e autoritetit të shërbimeve të trafikut ajror bullgar (BULATSA).

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori gjeneral i BULATSA, Georgi Peev, zv. drejtori i operimeve, Ivan Diaksov, drejtori i programeve, projekteve dhe strategjisë evropiane, Veselin Stoyanov dhe drejtori financiar, Vitan Todorov.

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar Memorandumi për themelimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik në mes të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Autoritetit të Shërbimeve të Trafikut Ajror Bullgar (BULATSA), i cili u nënshkrua nga drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini dhe drejtori gjenerat i BULATSA-s, Georgi Peev, me të cilin synohet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e navigimit ajror.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.