Kësaj radhe KFOR-i amerikan së bashku me Njësitin për Ndërlidhje dhe Monitorim kanë dhuruar 10 shtretër për QKMF-në në Kamenicë.
Këta shtretër kanë ardhur si kërkesë e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi.
“Para disa ditësh kam bërë kërkesë për disa shtretër, dhe menjëherë KFOR-i amerikan i është përgjigjur kërkesës sime, ku kanë dhuruar 10 shtretër, dhe i falenderoj shumë për këtë donacion dhe për bashkëpunim që kanë me ne”, ka thënë ajo.
Ajo tha se këta shtretër ishin tejet të nevojshëm për QKMF-në. /2LONLINE.com/