Kf. Teuta ka dështuar të kalojë tutje në Ligën e Evropës dhe ta përmbys humbjen 3-0 ndaj Ventspilsit në Letoni, pasi nuk realizuan më shumë se një fitore minimale 1-0.
Në ndeshjen e sotme e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra shqiptare përkundër tentativave dhe lojës së bukur, me përkushtim nuk arriti t’i konkretizoj rastet dhe të mposht epërsinë e mysafirëve në lojën e parë prej tre golash epërsi.
Me këtë fitore minimale të Teutës, më tej kalon skuadra e Ventspilsit, që ashtu si një vit më parë me Luftëtarin, edhe këtë sezon çon në shtëpi një tjetër skuadër shqiptare.