DYLON

Ekipi gjilanas i kuqebardhëve zbarkon në Riga të Letonisë

Ekipi gjilanas i kuqebardhëve zbarkon në Riga të Letonisë
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ekspedita e saj ka zbarkuar në Riga të Letonisë ku ekipi gjilanas i futbollit do ta zhvillojë takimin kthyes të rrethit të parë kualifikuese të UEFA Conference League kundër skuadrës, FK Liepaja.

Kujtojmë se në takimin e parë që u luajt në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra gjilanase, mbështetur nga tifozeria “Skifterat”, kishte mposhtur skuadrën nga Letonia me rezultat minimal 1 – 0, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Fitorja minimale, por e vlefshme për ndeshjen e kthimit, u arrit falë lojtarit Albert Dabiqaj, i cili ishte autor i golit të vetëm në sfidën e parë.

Përndryshe, klubi gjilanas pasdite zhvillon seancën e fundit stërvitore në Daugava Stadium të Liepajës, para duelit kthyes të së enjtes, 14 Korrik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.