FC “Kosova München” do të zhvillojë ndeshje miqësore me klubin futbollistik “Tërnoci”.
Sipas njoftimit nga KF Tërnoci ndeshja miqësore me mysafirët nga Gjermania do të zhvillohet sot e premte me fillim në orën 14h në stadiumin e fshatit.
Sipas drejtorit të KF Tërnocit Enis Salihut, një ndeshje e tillë me bashkatdhetarët do të zhvillohet në frymën vëllazërore derisa është duke u pritur me padurim, raporton Titulli.