Futbollistja nga Anamorava, Kaltrina Biqkaj shpallet futbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2019.
Federata e Futbollit të Kosovës shpalli ‘Lauratet e viti 2019’, ndërsa në kategorinë e femrave sulmuesja e KF Mitrovicës, Kaltrina Biqkaj ishte superiore dhe më e votuara, shkruan 2LONLINE.com.
Për sukseset individuale të Kaltrinës u shprehën krenar edhe në klubin KF Kika nga Hogoshti, të cilët në një postim zyrtar kanë shkruajtur:
“Epitetin e futbollistes më te mirë për vitin 2019 i takoj Kaltrina Biqkaj
Kryesia e klubit e uron bashkëvendasen dhe i dëshiron suksese në të ardhmen.
Krenaria e Hogoshtit”.
Për sukseset e vazhdueshme, Kf Mitrovica – Femrat, FFK shpalli atë si ekipin më të mirë në Superligë për vitin që e lam pas.
Falë kontributit të futbollistes se talentuar Biqkaj, dhe futbollisteve të tjera, KF Mitrovica – femrat u shpall kampion i Kosovës, duke prezantuar Kosoven me rezultate të mira edhe në arenën ndërkombëtare, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kalon grupet e Ligës së Kampionëve, për t’u eliminuar më pas nga Wolsfburgu i Gjermanisë./2LONLINE.com/.