KF Kika është në rrugë të mirë për tu rikthyr në Ligën e Parë. Pasi e mbylli vjeshtën në pozitën e parë të Ligës së Dytë, tashmë klubi nga Hogoshti është duke u përforcuar nga dita në ditë që ta ruajë këtë pozicion.
19 vjeçari me ‘elektricistët’ është paraqitur edhe në Superligë gjatë sezones 2018/19 ku ka të regjistruar 8 paraqitje. Kurse, sezonin vjeshtor ka regjistruar mbi 10 paraqitje në Ligën e Parë.
Ky eshte postimi:
“ZYRTARE: Habib Gllareva vishet bardhë e kaltër
Portjeri Habib Gllareva, nga Obiliqi i bashkohet KF KIKËS në formë huazimi nga KF Kek-u për sezonin pranveror.
19 vjeqari me Kek-un është paraqitur edhe në Superligë gjatë sezones 2018/19 ku ka të regjistruara 8 paraqitje.
Kurse, sezonin vjeshtor ka regjistruar mbi 10 paraqitje në Ligën e Parë.
KF Kika falemnderon KF Kek-un dhe presidentin e klubit nga Obiliqi për huazimin e portjerit të talentuar Gllareva.
Mirë se vjen në familjen bardh e kaltër”