Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të përfundojë të gjitha kampionatet e futbollit në vend, përvec Superligës. Si rrjedhojë, kampione e Ligës së Dytë u shpall KF Kika nga Hogoshti i Kamenicës.
Kika ka 41 pikë si lidere në Ligën e Dytë dhe do të futet në Ligën e Parë, shkruan 2LONLINE.COM.
Plasmanin në këtë ligë do ta sigurojë edhe klubi A&N që rënditet aktualisht në pozitën e dytë në ligë dhe do të jetë hera e parë që do të jetë pjesë e Ligës së Parë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të ndërpresë garat në Ligën e Parë dhe të Dytën për shkak të pandemisë.