Kf.Kika nga Hogoshti po vazhdon qëndrimin në Shqipëri në kuadër të fazës përgatitore parasezonale. Sot ka zhvilluar miqësoren e radhës, duke triumfuar ndaj Kf.Tërbunit me rezultat 4:3.
Golat për Kikën i shënuan Aguent Latifaj dhe Lirian Ferati. Golin e parë e shënoi Augent Latifaj, duke e shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes kundërshtare.
Për golin e dytë u përkujdes Lirian Ferati pas asistimit nga Fahri Rashiti. Për golin e tretë përsëri shënoi Augent Latifaj, pas një asistimi nga Mërgim Kastrati.
Lirian Ferati e mbylli ndeshjen duke e shënuar një super gol, pas asistimit të Fidan Kqikut.
“Kika e mbyll miqësoren e pestë pa humbje nën drejtimin e Shefket Sermxhajt, ku i ka shënuar katër fitore dhe një barazim”, thuhet në njoftimin.