Kf. Kika ka nisur sezonin më të ri në Ligën e Dytë me fitore të thellë. Kf.Kika si vendase ka triumfuar 4:0 në shtëpi ndaj Kf.Dardania.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me një autogol të mysafirëve pas krosimit të Ardit Bajraliut.
Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në të mirë të klubit të Kikës, ku Latifaj arriti t’i shënoj tre gola duke e nisur sezonin me hat-trick.
Për rezultatin 2-0, shënoi Augent Latifaj pas asistimit të Eron Kryeziut.
Përsëri për rezultatin 3-0, ishte Augent Latifaj, por kësaj radhe i vetëm e dribloi mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi gol.
Në minutën e fundit të ndeshjes Augenti e kompletoi Hat-trickun e tij pas një super asistimi nga Eron Kryeziu.