Klubi Futbollistik “Kika” nga Hogoshti ka arritur marrëveshje për sponsorisimin e klubit me kompaninë turke, “Güriş” dhe “Air Energy”.
Këto dy kompani do ta ndihmojnë klubin nga Hogoshti me vlerën prej 10 mijë eurove, shumë të cilën do ta ndajnë pjesë-pjesë.
‘Bardhekaltërit’ i kanë falenderuar kompanitë në fjalë për gatishmërinë, ndërkohë që presin që në të ardhmen të thellohet edhe më shumë ky bashkëpunim.
Aktualisht, Kika ndodhet në Ligën e Dytë, teksa kryeson kampionatin dhe është në rrugë të mirë drejt rikthimit në Ligën e Parë.