Kf. Gjilani po qëndron në Mavrovë për fazën e dytë përgatitore parasezonale. Në miqësoren e fundit ndaj Renovës në Mavrovë, Gjilani i Gentjan Mezanit ka triumfuar me rezultat 2:3.
Gjilanasit ishin dy herë në disavantazh përballë ish-kampionëve të Maqedonisë së Veriut, por që arritën të përmbysnin rezultatin dhe në fund të fitojnë ndeshjen.
Golat për ‘kuqebardhët’ i realizuan Tomislav Busic, Qëndrim Dautaj dhe Keita Aziz.
Në këtë përballje pati edhe karton të kuq për dy skuadrat nga një.
“Futbollistët edhe në takimin e sotëm përball Renovës shfaqën lojë të bukur dhe formë të lartë, tregues se skuadra po punon mjaftë mirë, prag fillimit të kampionatit të ri garues në Ipko Superligë”, thuhet në njoftimin e klubit.