Kf. Gjilani do të hap aventurën për edicionin 2019/20 në Mitrovicë në përballje ndaj Trepçës ’89, sot pasdite nga ora 17:00.
Sfida e parë për skuadrën gjilanase, të përforcuar mjaftueshëm këtë vit do të jetë jashtë qytetit, por që kjo aspak nuk pritet t’i prish punë.
Kjo pasi, ata do të përkrahën nga dhjetra tifozë të grupit “Skifterat”, të cilët tashmë kanë arritur në Mitrovicë.
Kujtojmë që Gjilani këtë vit pritet të ketë fytyrë tjetër dhe përpërje krejtësisht të re, pas investimit në mbi 2 milion euro transferime.