/2L ONLINE/ – Klubi futbollitik “Gjilani” përmes një reagimi ka mohuar se kinse lojtarët e Gjilanit paskan bojkotuar seancën stërvitore të ditës së premte duke sqaruar se seanca stërvitore e ditës së premte nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së fushave alternative për tu stërvitur.
“Siç dihet tereni ndihmës me bari sintetik afër varrezave të qytetit është në rikonstruktim. Stërvitjet në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” i kemi të limituar ndaj dhe futja saj në ditën e premte ishte tejet e vështirë”, thuhet në reagim-sqarimin e këtij klubi, pas shkrimeve se lojtarët e skuadrës gjilnase mund të kenë bojkotuar stërvitjet për shkak të vonesës së pagave.
“Ndaj rrjedhimisht përmes këtij reagimi mohojmë dhe dënojmë ashpër çdo tendencë që ka të bëjë në lidhje me klubin e Gjilanit dhe sidomos atyre mediumeve që janë në shërbim të disa individëve dashakeq që dikur bënin tifo për ne ndërsa tani janë rreshtuar në drejtimin e gabuar për qëllime të tyre financiare-personale!”m thuhet n fund të reagimit të lëshuar nga Zyra për shtyp e KF Gjilanit. /2L ONLINE/