Kampionati kosovar është në pushim, për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Por, pushim nuk do të ketë Kf.Gjilani, pasi ka organizuar ndeshje miqësore në Zvicër.
Edhe tri ditë kanë mbetur para fillimit të ndeshjes miqësore të Gjilanit në Zvicër kundër FC Schaffhausen.
SC Gjilani do të niset për në Zvicër, për ndeshjen kontrolluese me Schaffhausenin. Klubi ka njoftuar se ku mund t’i bleni biletat:
“Rezervo biletën tënde online në sajtin www.starticket.ch, për ta ndjekur nga afër miqësoren
Ndërsa, pas dy fitoreve radhazi në kampionat 0-3 ndaj Ferizajt dhe 2-0 ndaj Vushtrrisë, atmosfera tek klubi bardhekuq duket e mirë dhe zënë vendin e tretë në tabelë me gjashtë pikë, sa kanë edhe Drita dhe Feronikeli.